Theu “arrestin e shtëpisë”, prangoset 27-vjeçari në Tiranë

498
Sigal

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, K.GJ., teksa po qarkullonte me automjet, është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha” për kontroll nga shërbimet e policisë të “Forcës Shqiponja”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu nga Rrësheni, ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga banesa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë,

Nga shërbimet e “Forcës së Posaçme Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Ky shtetas po qarkullonte me mjet dhe është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha” për kontroll nga shërbimet e policisë të “Forcës Shqiponja”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga banesa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.