Testimi i punonjësve të burgjeve 766 prej tyre mbeten “në klasë”

472
Sigal

TIRANE – Rreth 766 punonjës të policisë së burgjeve nga 2714 në total nuk kanë kaluar testimin e kryer nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për këtë kategori punonjësish.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Drejtësisë sipas të cilës në testimin të nivelit të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, 1948 punonjës kanë arritur të kalojnë me sukses testimin.

Ndërkohë 766 punonjësit të cilët nuk e kaluan dot testimin, theksohet se ata do t’i nënshtohen ritestimit dhe brenda një afati 30 ditor do të trajnohen.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vlerësimi i testimeve është bërë nga një komision i ngritur dhe me anëtarë nga Ministria e Drejtësisë dhe nga organizatat joqeveritare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, me qëllim për të garantuar një proces sa më transparent.