Testi i Maturës Shtetërore/ Vrapi: Janë hequr temat e…

357
Sigal

Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Kështu u shpreh drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.

Përmbajtja e testit të Maturës Shtetërore nga znj. Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore👇🏼Programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore i gjeni në linkun:https://arsimi.gov.al/programet-orientuese-2019-2020-te-rishikuara-covid-19/

Gepostet von Besa Shahini am Montag, 4. Mai 2020

Përmes këtij videomesazhi drejtuar maturantëve, të cilin e ka publikuar ministrja e Arsimit në Facebook, Vrapi thekson se “çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.

Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.

Ndër të tjera, Vrapi thotë se “gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.

Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore: https://arsimi.gov.al/programet-orientuese-2019-2020-te-rishikuara-covid-19