Terrorizoi banorët duke qëlluar me automatik në ajër, arrestohet 21 vjeçari në Laç

489
Sigal

Arrestohet 21-vjeçari në Laç pasi qëlloi me armë zjarri disa herë në ajër.

Nga policia është arrestuar K. V., 21 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Njoftimi i Policisë:

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.