Territorialja, Okrikumi kundër: Po u miratua bllokojmë rrugën nacionale

412
Sigal

ORIKUM – Këshilli i Bashkisë së Orikumit është mbledhur ditën e sotme me në fokus diskutimin për ndarjen e re territoriale me 61 bashki e cila pritet ë miratohet seancën e ardhshme parlamentare. Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit Bashkiak janë shprehur kundër hartës së re dhe më konkretisht, bashkimit të saj me Vlorën, ndërsa u kërkua që Orikumi të vjijoë të mbete një bashkim ë vete. Kreu i Këshillit Bashkiak Agim Bejkotaraj ka deklaruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë pritet të ketë protesta që mund të çojnë deri në bllokimin e rrugës nacionale. Reforma e territoriale, dhe harta e re e miratuar ka ngjallur edhe debate e kundërshtime që kanë ardhur kryesisht nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë, duke sjellë madje edhe reagim të Athinës zyrtare për këtë çështje.