Territorialja, Ksamili peticion kundër bashkimit me Sarandën

479
Sigal

KSAMIL- Këshilli i Komunës se Ksamilit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila është finalizuar me firmosjen e një peticioni me firmat e 14 këshilltarëve nga 15 të tillë, duke kërkuar edhe njëherë rishikim të variantit të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale. Sipas peticionit që kanë dërguar drejt autoriteteve të larta shtetërore ata veçojnë faktin se nuk kanë arsye të jenë bashkë me Sarandën. Këshilltaret e komunës kanë kërkuar vëmendje, duke presionuar deri me mosmarrje pjese në votime, apo për zhvillimin e protestave kundër kësaj reforme. Sipas këshilltarëve të Ksamilit, ata kishin marrë garanci për variantin Ksamil-Butrint-Xarrë-Mursi, si bashkia Butrint me qendër Ksamilin.