“Termometri do shkojë -10 gradë në këtë zonë”, sinoptikania: Nga java tjetër erë e ftohtë, ngrica e temperatura shumë të ulëta. Ja kur pritet borë në Tiranë

93
Sigal

Sinoptikania Lajda Porja ka dhënë sot parashikimin e motit për muajin shkurt që sjell temperatura të ulëta, erë të ftohtë e ngrica.

Ajo tha se temperaturat janë shumë të ulëta, ku rekordin e ditës së sotme -5 Bulqiza, -3, -4 qarku i Dibrës, ndërkohë pak më të larta, por në vlera negative është zona e Juglindjes -1,-2 Korça dhe Erseka. Reshjet e dëborës kanë qenë të dendura mbrëmë gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit ku kryesisht Bulqiza, krahina e Martaneshit, Qafa e Buallit, kanë qenë më problematike. Më pak problematika në qytete si Korça dhe Erseka. Ka pasur përmirësim të dukshëm dhe aktualisht jemi në një mot të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Pas mesnate do të ketë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në gjithë zonën malore që nga Bajram Curri deri poshtë në Juglindje në Ersekë, do përfshihen sonte gjatë natës dhe ditën e shtunë. Dita e shtunë do ketë herë pas here ndërprerje dhe pakësim apo intensitet më të ulët, megjithatë do mbeten prezente.

Temperaturat e ajrit në ultësirën Perëndimore janë relativisht të larta, çka bën që dëbora të mbetet vetëm në zonat malore dhe të mos kemi dëborë në qytete ku jemi mësuar që ka situata të tilla, Kruja apo Elbasani, por do jenë kryesisht reshje shiu.

Parashikohet përmirësim i motit të dielën. Të dielën do të ketë diell i gjithë territori shqiptar dhe disa ditë me radhë edhe në javën tjetër. Problematikë e theksuar gjatë këtyre ditëve nga e diela dhe fillimi i javës tjetër do kemi ndryshim të masave ajrore. Do kemi temperatura të ulëta, ku në Bulqizë pretendohen dhe vlera -10 gradë. Ndërkohë -5, -6 gradë në zonat e Juglindjes, pritet që i gjithë territori të jetë në vlera të ulëta. Kryeqyteti mbetet 1 apo 2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 9 gradë. Sa i përket ngricave, nuk do mungojnë stuhitë e erës, shkarkesat elektrike apo rrufetë për shkak se aktualisht sonte gjatë natës, të shtunën dhe të dielën po ndërrohen masat ajrore dhe do kemi 24-48 orë që era do jetë e pranishme. Java tjetër, erë e ftohtë, ngrica, temperatura shumë të ulëta, por pa reshje.

Nuk parashikohen reshje bore në Tiranë.

Java tjetër sjell temperatura të ulëta dhe dita e mërkurë do ketë reshje dëbore në zonat lindore të Tiranës, zona e Dajtit, Shëngjergji dhe gjithë rrethinat, deri në Surrel mund të vërehen flokë dëbore. Kryeqyteti ka një mundësi thuajse zero për të pasur, ndoshta mund të vërehen flokë dëbore në orët e para të mëngjesit duke qenë se temperaturat në Tiranë janë midis 0 dhe 1 gradë. Që të shijojmë borën me shtresa 3-4 cm në Tiranë nuk do të ndodhë.