Tërmeti tragjik, përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit. Ministria e Mbrojtjes :Humbën jetën 50 persona

422
Sigal

Për tërmetin e 26 nëntorit që goditi vendin dhe shkaktoi 50 viktima Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifrat zyrtare për këtë tragjedi.

Njoftohet se pati 50 viktima dhe se me kërkimet e fundit në Mira Mare nuk është gjetur asnjë viktimë. Theksohet se kërkimet në terren kanë përfunduar.

“Zyrtarisht operacioni i kerkim shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar.

Ne 3 dite u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj.

Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore. Lidhur me kerkimet e fundit ne MiraMare nuk eshte gjetur asnje trup. Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren.”, thuhet nga ministria.

50 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Trupi i fundit u nxor pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.