Tërmeti tragjik, lutje dhe qirinj në Kishën e Shkodrës

530
Sigal

Në kishën e Zojës në Shkodër, qytetarët kanë ndezur qirinj për viktimat dhe kanë drejtuar lutje drejtë Perëndisë, për të prekurit nga tërmeti, personat e mbetur nën rrënoja dhe të plagosurit.

“Krishtere te dashtun te ngushellojme zemrat qe ndihen te plagosura e te vetmume, kjo rruzare shkon per keto familje. Kjo lutje eshte nje shenje shprese e jete ne kyt vend, shpresojme ato qe jane nen germadha te jene ende gjalle. Humbja eshte shpirterore jo materiale, mos ta humbim kurre shpresen tek Zoti”, u shpreh famulltari i kishës.

Sipas tij, keto termete na bejne te reflektojme  e te ndalojme per mekatet tona. Mekati nuk eshte tek termetet por tek njerezit , qe per qellime perfitime te veta krijon streha te pasigurta

Vendi u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, 6.4 ballë, me pasoja katastrofike për vendin.

Më të prekurit ishin Durrësi dhe Thumana, ndërsa deri më tani ka shkuar në 21 numri viktimave, qindra të tjerë janë plagosur dhe të tjerë persona vijojnë të jenë nën rrënoja.

Në terren janë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e personave të mbetur nën gërmadha.