Tërmeti, shtëpitë në fshat përfundojnë brenda vitit 2020, Turqia nis ndërtimin këtë muaj

513
Sigal

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha pak minuta më parë se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në zonat rurale do të  përfundojnë së ndërtuari brenda këtij viti.  Ahmetaj e dha përditësimin e fundit në lidhje me rindërtimin bashkë me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum. Zoti Kurum tha se Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi të reja, siç është premtuar kur ndodhi ngjarja. Ndërtimi i tyre do të fillojë në fund të janarit dhe shtëpitë do të përfundojnë brenda 6 muajve.

Ai tha se, Turqia do të ndërtojë shtëpitë në duke ju referuar kërkesave dhe stilit të jetesës së shqiptarëve.

Ministri i Ahmetaj tha se rindërtimi i ka filluar. Ai tha se projekti i qeverise turke është duke filluar dhe qeveria po survejuar sitet urbane në Durrës, në Lezhë, Thumanë dhe Kavaje ku duhet ndërtuar.

Deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat do të jenë në shtëpi të reja, tha Ahmetaj. Gjithashtu do të jenë të rikonstrukturara të gjitha qendrat sociale, ambulancat dhe shkollat.

Ministri Turk, Kurum tha se, Turqia në shekullin e fundit ka përjetuar 56 tërmete ku kanë humbur jetën 80 mijë njerëz. “Ne jemi të ndjeshëm ndaj këtyre fatkeqësive më shumë se kushdo tjetër. Me udhëzim të presidentit Erdogan jemi angazhuar me ndihma të shumëllojshme, si ekspertizë, ndihma në çadra. 1500 çadra janë sjellë sot. Përveç nevojave urgjente, ne premtuam ndërtimin urgjent të 500 banesave. Ministria e Urbanizimit të Turqisë është angazhuar në këtë proces’ tha ai.

Kurum tha se, duam ti ndërtojmë këto banesa. Puna do të nisë në fund të janarit janarit dhe ti përfundojmë brenda 6 muajve sipas stilit të jetesës së shqiptarëve.

“Ekipet tona janë në terren për të përcaktuar ndërtesat e dëmtuara dhe kanë dhënë ekspertizë për 6000 objekte. Ne në do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për këtë proces ku do të angazhohen agjencitë e banesave sociale. Kjo agjenci në Turqi ofron ndihma brenda dhe jashtë vendit” tha ai.