‘Tërmeti’ nga përgjimet e Bild/ Mediat botërore me sytë nga Shqipëria

532
Sigal

Audio-përgjimet e gazetës gjermane, Bild, kanë tundur themelet e vendit dhe ka zhytur në një kaos politik Shqipërinë që duket se po thellohet dita ditës, teksa data 30 qershor në të cilën Edi Rama kërkon të bëjë zgjedhje një partiake, sa vjen e afrohet.

Me opozitën nga një krahë që kundërshton të hyj në zgjedhje në këto kushte, e me pozitën nga ana tjetër që deri më tani nuk ka shfaqur as edhe një shenjë për tu tërhequr nga zgjedhjet e 30 qershorit, duket sikur mbarë Shqipëria po digjet nga zemërimi.

Ky zemërim nuk kishte si të mos pasqyrohej nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare si Fox News, Washington Post, AP, Reuters, të cilat janë vetëm disa nga shumë mediat e tjera që po e ndjekin hap pas hapi situatën në vend.

Jo vetëm më zhvillimet e ditëve të fundit, por që nga nisja e protestave mbarë popullore të opozitës së bashkuar dhe djegia e mandateve të tyre, mediat e huaja kanë informuar lexuesit e tyre me atë çka po ndodh me vendin tonë.

Një shkrim i AP nis me titullin:

Opozita shqiptare përpiqet te ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, pas zhdekretimit nga presidenti. Në brendësi të këtij shkrimi AP i referohet deklaratës së policisë dhe arrestimit të mbështetësve të opozitës me akuza për shkatërrim të materialeve zgjedhore si kutitë e votimit apo dokumentet, për të ndaluar zhvillimin e zgjedhjeve bashkiake.

Në një tjetër shkrim, Washinton Post shkruan:

Qeveria shqiptare zotohet të ndëshkojë të gjithë ata që prishin zgjedhjet. Qeveria propozoi ndëshkimin e personave të cilët pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve duke i ndaluar atyre udhëtimin jashtë vendit për 5 deri në 10 vite.

Ndërkohë agjencia tjetër prestigjioze, Reuters, shkruan:

Mbështetësit e opozitës përleshen me forcat e policisë para zgjedhjeve lokale. Mbështetësit e opozitës u përleshën me forcat e rendit jashtë qendrave të votimit gjatë së mërkurës dhe dogjën materialet e votimit në 3 qendra zgjedhore në një mosmarrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.