Tërmeti në Klos, sizmiologu: Zgjati 21 sekonda, u pasua nga 62 pasgoditje

93
Sigal

Sizmiologu Edmond Dushi ka thënë se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter është pasuar nga shumë pasgoditje.

Në një prononcim, Dushi thotë se ka rreth 62 pasgoditje me magnitudë që ka ardhur duke u zvogëluar. Sipas Dushit, lëkundja e fortë me epiqendër në Klos, ka zgjatur 21 sekonda.

“Tërmeti që u regjistruar kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo çfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie. Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe. Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar.

Deri në një farë magnitude pritet të mos ketë efekte dhe më tej të ketë ndjeshmëri. Ne i klasifikojmë në disa klasa, në bazë të magnitudave. Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara.

Qytetarët duhet të parapërgatiten. Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezente, duhet të jemi të organizuar në shtëpi, ku është këndi apo pozicioni më i sigurt, të evitojmë ashensorët, apo shkallët. Të ulim automatin apo edhe gazin. Tërmeti ka qenë 21 sekonda,”– tha ai.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta.

Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera