Tërmeti i bëri të pabanueshme, shemben sot dy godina 5-katëshe në Shkozet

456
Sigal

Këtë të mërkurë, efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet.

Këto objekte janë klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

Për kohën e shembjes së objektit të dytë, ministria e Mbrojtjes thotë se do të ketë njoftim më vonë gjate dites.