Tërmeti ,31 janari, afati i fundit për banorët e Kurbinit që të lënë hotelet

438
Sigal

31 janari është vendosur nga Bashkia e kurbinit si afati i fundit që banorët që kanë përfituar bonusin e qirasë të lënë hotelet ku janë vendosur pas tërmetit të 26 Nëntorit!

Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi tek banorët,të cilët ankohen se nuk kanë marrë paratë e bonusit dhe nuk po gjejnë shtëpi për shkak të rritjes së çmimit.

“Na kanë dhënë urdhër të dalim deri më datë 1 në mëngjes”.

Por vendimi i përcjellë nga punonjësit e bashkisë ka ngjallur paqartësi dhe reagime të forta mes banorëve të zhvendosur nga shtëpitë e dëmtuara.

Shumë prej tyre thonë se ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa të tjerë s’po arrijnë të gjejnë shtëpi.

“Kemi kërkuar por nuk kemi gjetur. Me dy qind mijë lekë të vjetra vetëm. Ku t’i gjej ato para”.

Banorët tregojnë se po jetojnë ditët e hallit dhe po i nxorrën prej hoteleve rrezikojnë të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Ne përzotin nuk kemi ku të shkojmë. Ose të shkojmë e të mbytemi në pallatin ku kemi qenë, ose të mbytemi në det”.

Bashkia e Kurbinit e kontaktuar, tha se banorët që kanë përfituar bonusin e qirasë duhet të gjejnë shtëpi, pasi qëndrimi i tyre në hotele do ishte kosto e dyfishtë për shtetin.