Tërmetet po “shkundin” botën e janë afruar në Greqi, sizmologët shqiptarë “flenë” në zyra

922
Këto ditë, bota është përfshirë në një “cikël” tërmetesh që po e lëkundin frikshëm gjithë rruzullin tokësor. Pas Ekuadorit, ka qenë Japonia e cila është goditur përsëri nga një tërmet tjetër i fuqishëm i shkallës 7.3 Rihter, me pasojë 41 persona të vdekur. Tërmeti ka shkatërruar ndërtesa e rrugë, duke shkaktuar edhe rrëshqitje masive të bazamentit të tokës. Ndërkohë që gjatë fundjavës së kaluar, Japonia u godit nga një tërmet i fuqishëm shkallës 7.8 Rihter, ku mbetën të vdekur 31 persona dhe mbi 2 mijë të plagosur. 
Shteti duhet të lëkund e “zgjoj nga gjumi” Shërbimin Sizmologjik
Çfarë po bëhet në Shqipëri, për të qenë “vigjilentë” ndaj goditjes së tërmeteve? Çfarë po bëjnë institucionet e specializuara të paralajmërimit të këtij rreziku, për të evituar katastrofën e befasishme të tërmeteve? A po punohet nga Shërbimi Sizmologjik kjo “antenë sinjali”, për të konstatuar paraprakisht tërmetet që i janë “vërsulur” botës e dhe tërmetet e mundshme që po afrohen edhe në vendin tonë? Këto pyetje po i bëjmë, mbasi dje, nga Japonia tërmetet kanë “mbërritur” deri në tokën greke, në kufirin me Shqipërinë. Ky sinjal rreziku që po afrohet përditë e me shpejtësi, duhet të jetë alarm serioz për Shërbimin Sizmologjik shqiptar, i cili nuk po thotë asnjë fjalë për rrezikun e mundshëm të tërmeteve, të cilët kanë nisur të lëkundin edhe Greqinë! Pra, po heshtet edhe pse këtë rrezik e kemi tek “gardhi” ynë! Nuk e dimë, se me çfarë “mendje” vepron Shërbimi Sizmologjik shqiptar që nuk po thotë as “gjysmë fjale” publikisht, qoftë edhe për sensibilizim, por rreziku i tërmeteve në Shqipëri është prezent dhe i pritshëm. Kujtojmë, që këtë alarm gazeta “Telegraf” e dha në datën 28 tetor 2015, duke paraljmëruar se tërmetet që binin në Japoni, do të binin edhe në Shqipëri. Pas këtij paralajmërimi të bërë në datën 28 tetor 2015, “profesorët” e Shërbimit Sizmologjik shqiptar na akuzuan për “përhapje paniku”. Por vetëm 4 ditë më pas, konkretisht në datën 2 nëntor 2015 Shqipëria u “shkund” nga 11 lëkundje tërmeti brenda 2 orësh! Në përsëri po japim “alarmin” e rrezikut të tërmeteve të pritshme e jo pa pasoja, që do të godasin Shqipërinë, madje tërmete të fuqishme. Dje janë “shfaqur” në Greqi, fare pranë territorit në kufi me Shqipërinë. Nesër, pasnesër, ose pas 1 jave, tërmetet mund të godasin Shqipërinë dhe këtë e parashkojnë dhe e paralajmërojnë nëpërmjet gazetës “Telegraf” ekspertët që nuk janë pjesë në borderonë e “profesorëve” të Shërbimit Sizmologjik. Ata paralajmërojnë për këtë valë goditëse tërmetesh, që mund të kalojnë edhe nëpër Shqipëri! 
Shqipëria “viktimë” e mundshme pasojash nga tërmetet
Ka një fakt: Përballë këtij rreziku natyror që pritet të na “godasë”, Shqipëria është nga të vetmit vende të Europës e madje të rajonit, i cili është i ekspozuar më tepër e më mundshëm përballë pasojave të tërmeteve, për shkak se kemi një katrahurë ndërtimesh jashtë çdo standardi që nuk përballon dot as tërmetet e zakonshme! Kemi ndërtuar kulla mbi moçale, gradaçela mbi brigje liqenesh e deti, hidrocentrale mbi rrjedha përrenjsh, lagje banimi buzë shtretërve të lumenjve, fshatra turistik mbi toka bujqësore, qytete mbi toka ranore! Këto janë “viktima” të lëkundjeve të tërmeteve. Shërbimi Sizmologjik shqiptar, duke e ditur këtë realitet “rrumpallë” ndërtimore, duhet të jap alarmin jo vetëm kur bie tërmet në Greqi, Maqedoni, Itali, e Kosovë, por edhe kur bie tërmet në Francë, Turqi e deri në Japoni siç po ndodh! Madje, duhet të paralajmëroj publikisht “pritjen” e mundshme të tërmeteve, duke “zbuluar” edhe sinjalin më të vogël e jo të vazhdoj të bëj “gjumë”, duke pritur që tërmeti t’i zërë edhe brenda zyrës së tyre! Por ky shërbim “kukull” në Shqipëri nuk flet, paçka se tërmetet janë shumë afër si kohë e si territor. Pra vala goditëse e tërmeteve që kanë goditur e po godasin këto ditë Japoninë dhe Ekuadorin, ka ardhur e po godet edhe Greqinë! Vija e lëkundjeve sizmike, si një vijë e lidhur vazhdimësie tektonike me Greqinë, patjetër që do të “shkund” edhe territorin shqiptar, të mbushur me ndërtime që për nga cilësia, projektet, lënda ndërtimore, toka ku janë ndërtuar dhe volumi fizik si lartësi e gjerësi bazamenti, nëse gjenden përballë një vale goditëse tërmeti si në Japoni, mund të “zënë brenda” popullatën duke krijuar katastrofë njerëzore! Këtë nuk e thotë gazeta “Telegraf”, po e paralajmërojnë shkencëtarët e botës, të cilët nuk janë si zyrtarët militantë politikë të shërbimit sizmologjik shqiptar që emërohen e ç’emërohen sipas stinëve partiake që vijnë në pushtet! Këta shkencëtarë të botës, nisur prej përhapjes së valës godtiëse të tërmeteve “japoneze” që ditën e djeshme janë afruar deri në kufirin Grek me Shqipërinë, po japin alarmin e motivuar se bota mund të përballet me “mega-tërmete”. 
Tërmetet janë “punë e Zotit”, por institucionet duhet t’i dalin “zot” këtij rreziku duke e zbuluar
Eksperti i sizmologjisë Gëzim Shima, thotë se tërmetet vërtetë janë “punë e Zotit”, por institucionet duhet t’i dalin “zot” këtij rreziku duke e zbuluar, paralajmëruar dhe duke e parandaluar me veprim ndaj abuzimit me tokën dhe dnërtimet, më vijën bregdetare, me pyllin, kodrat, malet e lumenjtë, që ato të mos shkatërrohen, ndryshe natyra hakmerret duke u kundërvënë me “armën” e saj që janë tërmetet dhe cunamet! jemi në vitin 2016 dhe nuk duhet menduar me primitivizmin e injorancës, që tërmetet vlerësoheshin si “punë të Zotit”. Tërmetet janë “punë të Zotit”, por ne nuk duhet të nxitim e të aktivizojmë, apo t’u krijojmë lehtësi për të na goditur, duke shkatërruar natyrën në gjithë elementët e saj siç po ndodh edhe në Shqipëri! Pra, për tërmetet nuk duhet menduar si 2000 vjet më parë, por sipas “shkencës” që kemi në dorë! Konkretisht, Shërbimi Sizmologjik shqiptar, duhej t’i paralajmëronte shqiptarët, se tërmeti që ra dje në Greqi, Japoni e Ekuador, do të krijoj lëkundje serioze edhe në Shqipëri dhe së është e njëjta vijë tektonike me vijën tektonik të nëntokës së territorit shqiptar! 
Tërmetet gjejnë hapësirë goditëse. atje ku shkatërrohet bazamenti i tokës dhe natyra
Sinjale tërmetesh, janë dhënë e po jepen përditë edhe në shumë zona në Shqipëri. Vetëm ditët e fundit, në 23 zona në Shqipëri ka pasur rrëshqitje masivesh shkëmbore, faqesh kodrinore, përmbytje, çarje e fundosje toke, dalje lumenjsh nga shtretërit e shkatërruar. Këto janë pasojë ndikuese e nxitëse për tërmetet edhe e masakrës që njerëzit kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë ndaj natyrës me zhdukje pyjesh, me shkatërrim të shtretërve e devijim të rrjedhave të lumenjve, me rrafshim kodrash e malesh për gurore, me shfrytëzime të pa studiuara nëntokësore, me ndërtime shumëkatëshe edhe mbi rërë toka bujqësore, qëndrime këto që kanë zgjuar, do të zgjojnë e nxisin aktivizimin e tërmeteve. A nuk mjafton ky fakt, që të detajohet një veprimtari evidentuese edhe ndaj qëndrimeve që ndihmojnë “zgjimin”, nxitjen dhe shpërthimin e tërmeteve në hartën e nëntokës shqiptare? Kur do veprohet, apo kur të na “zënë” tarracat dhe çatitë e banesave brenda, siç ka ndodhur në shumë raste tërmetesh edhe në Shqipëri? Kujtojmë rrëshqitjet e disa lagjeve në fshatrat e Elbasanit, Librazhdit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës, Vlorës e Dibrës në të cilët janë ndërtuar pallate, lagje e fshatra banimi pa studim teknik, gjeodezik e tektonik të tokës dhe për pasojë janë çarë e po rrëshqasin. Në Shqipëri psh., ndërtimet bregdetare bëhen të futura deri në 50-100 metër brenda detit e mbi rrjedha lumenjsh, ndërsa në vendet e tjera ndërtimet bregdetare realizohen në distanca larg vijës së rërës së deteve e luginës së lumenjve, si masë mbrojtëse e sigurive prej tërmeteve (Cunameve). në Shqipëri, ndërtohen pallate 15-20 kate në tokë moçalishte, ndërtohen lagje banimi mbi lugina lumenjsh e toka bujqësore!
——————————- 
Parlajmërimi sizmologëve të botës
Sizmologët e botës, deklarojnë se “mega-tërmete” katastrofikë mund të ndodhin në ditët në vijim në gjithë planetin. Sizmologu i Universitetit të Kolorados, dijetari ekspert Roger Bilham, ka paralajmëruar mbarë botën, se “kushtet e aktuale të tokës, mund të bëhen shkak për të paktën 4 tërmete me magnitudë më të lartë se 8 ballë”. Larg qoftë, të bjerë një tërmet i tillë në Shqipëri! Kur do të “zgjohet nga gjumi” Shërbimi Sizmologjik shqiptar, apo kur të ndodhet edhe vet nën rrënojat e zyrave ku vegjetojnë për efekt borderoje e dietash udhëtimi dhe hotelesh, që i përfitojnë duke mbushur dosje me të dhëna që i sajojnë sa për të treguar se “po punojnë”! Shteti, ka detyrimin të veproj urgjent e të “shkund” si tërmet këtë shërbim fiktiv! 
Sigal