Tërmetet në Korçë/ Banorët në qiell të hapur, ngrihen në protestë për banesat

515
Sigal

Prej rreth një muaji, dhjetëra familje në fshatin Qafë Zezë të Korçës kanë mbetur në qiell të hapur pas shkatërrimit të banesave nga lëkundjet e forta sizmike.

Ata vijojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura pranë banesave të rrënuara dhe ditën e sotme kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës për ringritjen e shtëpive të tyre.

Banorët shprehen se ndihen të shqetësuar për fëmijët dhe të sëmurët.

Nuk jetoj dot atje, në çadër. E kam djalin me dializë të sëmurë. Unë dua që të fillojnë tani punimet se jemi përjashta”

“Dimri po vjen. Ku mund të venë këta me fëmijë të vegjël. Ku mund të flenë, kush mund të na japë një përgjigje? Nëse fshati nuk do marrë përgjigje sot do të mblidhemi dhe do të bllokojmë rrugën kryesore”.

“Djali me vëllanë dhe nusen rënë, në makinë kanë fjetur. Nesër mua fëmija më lind, ku ta shpie fëmijën e vogël”, shprehen disa nga banorët.