Tërmete të tjera gjatë natës në Korçë, banorët sherr me prefektin: Jemi pa ushqim!

535
Sigal

Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes.

Banorët kërkojnë të largohen nga çadrat por nuk lejohen nga punonjësit. Ata janë shprehur se kushtet ku janë strehuar janë jashtë standardeve dhe sipas tyre shteti tallet me ta.

Sipas tyre ata nuk kanë as ushqime, as ujë dhe as shtretër. Por sipas banorëve, është e papranueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.

“Shteti na ka lënë në baltë, jemi pa ushqim, dy shtretër më kanë sjellë ndërkohë jemi tetë anëtarë në familje,”-tregoi njëri prej banorëve.

I pranishëm në këtë sherr ka qenë edhe prefektit i Korçës, Dhori Spirollarit, ku ka pasur debate.

Ky i fundit ka kërkuar që mediat të mos filmojnë ngjarjen, pavarësisht se banorët që janë strehuar në çadra kanë kërkuar që gazetarët të transmetojnë kushtet e vështira ku ata janë strehuar.