Tërhoqi zvarrë qenin me makinë në mes të Durrësit / Ja si reagoi policia ndaj 67-vjecarit

277
Sigal

Policia e Durrësit tha se ka proceduar një 67-vjecar i cili u denoncua në media përmes fotove ku me makinën e tij tërhiqte zvarrë një qen.

Deklarata e policisë:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.