Tërhiqet uji, çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Lezhë! Dy shkolla vazhdojnë të jenë të mbyllura

115
Sigal

Është përmirësuar situata në Lezhë pas rënies së intensitetit të shiut.

Uji është tërhequr në qytet dhe në zonat e tjera ku kishte probleme. Megjithatë, përmbytjet kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese.

Gjithashtu ka rënie të nivelit të lumit Drin, përrenjve e kanaleve kulluese.

Edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat që ishin përmbytur nga uji, në “Gjergj Kastrioti” dhe “Besëlidhja”.