Tepelenë/ Municione, kokainë, kubikë e fara kanabisi, kapet 26 vjeçari

716
Sigal

Një 26-vjeçar me inicialet M.J është arrestuar në Tepelenë, për shkak se i është gjetur një sasi dozash kokaine, fara kanabisi si dhe municione luftarake.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lëndë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.Ll, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe falë informacioneve të ardhura nga qytetarët, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike .

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, i zhvilluar Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër

Sekuestrohen municion luftarak, doza me kokainë, një sasi farash të dyshuara si ato të bimës Cannabis Sattiva dhe kubikë të kultivuar me fara të dyshuara Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një kryeplak fshati.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar operacioni “LIQENI”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Gjithashtu po në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit, si pasojë e presionit të Policisë duke ushtruar kontroll të pandërprerë, në një zonë të pyllëzuar në territorit e fshatit Vasjar , nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.Ll, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “Shpërdorim detyre” Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.