Tepelenë, aksioni i INUK, Rama: “Rilindje nga pushteti i braktisjes”

509
Sigal

TEPELENE – Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tepelenë. Aksioni është shtrirë deri në Kalanë e Tepelenës ku janë evidentuar objekte pa leje, ndaj të cilave ka nisur shembja.

Ky aksion është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi rrjetet sociale, Rama thekson se tashmë ka rinisur rilindja e këtij qyteti i cili sipas tij, ishte lënë i braktisur dhe në rrënim nga qeveria e mëparshme. Sipas Ramës, pushteti i mëparshëm, përmes kësaj braktisje e rrënimi, po tregon se popullin e donte vetëm për mish për topat elektoralë.

“Kjo është kalaja e famshme e Ali Pashës në Tepelenë, xhevahir trashëgimie kulturore veshur deri në brez me ndërtime të shëmtuara abuzive, qenefe publike, depo uji të papërdorura, kabina elektrike, ferra e mbeturina, një pasuri e madhe historike e turistike e një qyteti të vogël që po rilind pas kaq shumë vitesh braktisje e rrënimi nën pushtetin e atyre që kombin e duan për propagandë, historinë për përçarje, popullin për mish për topat elektorale!” shkruan kryeministri

Prej kohësh INUK zhvillon aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. 

kalaja gjirokaster

kalaja gjirokaster