Tentuan të vidhnin dyqanin, pronari plagos me çifte dy adoleshentët, arrestohet bashkë me katër autorët

185
Sigal

Tentativa për të grabitur një dyqan iu ka dalë huq katër adoleshentëve në Has, ndërsa dy prej tyre janë plagosur nga pronari i biznesit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit të djeshme në Helshan të Hasit.

Katër adoleshentët ishin pikasur nga pronari i biznesit, Sadri Shatri, i cili ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy 16-vjeçarë.

Policia arrestoi pasditen e djeshme katër të miturit, të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.