Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 2 vëllezër në Skrapar

209
Sigal

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Skrapar, pasi u kapën duke tentuar të kultivonin fidanë kanabisi. Në pranga kanë rënë E. dhe A. Rama, 39 vjeç dhe 35 vjeç, banues në fshatin Barçë, të cilët tentuan të kultivonin kanabis pranë tokës në pronësi të tyre. Policia asgjësoi 589 kubikë me bimë kanabisi.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit E. Ramës u gjetën fara të dyshuara kanabis dhe një radio dore komunikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.