44 vjeçari nga Kosova Hamdi Mavriqi u vu në pranga pasi tentoi të fusë 3 pistoleta në drejtim të Shqipërisë.
Sipas policisë kufitare Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, u paraqit në sportelin në hyrje të pikës së Morinës, me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.
Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.