Tentakulat e pasanikut Soros në Ballkan

825
Multimilioneri hungarez akuzohet se ka kushtëzuar politikën e shteteve të pavarura përmes fondacionit të tij
Tentakulat e pasanikut të fuqishëm George Soros janë shtrirë deri në Ballkan. Kjo është ajo që pretendon gazetari Giovanni Giancalone në një artikull të botuar në “Sytë e luftës”, një rubrikë speciale te e përditshmja “Il Giornale”. Giancalone raporton, se disa javë më parë Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me vetë Sorosin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Këtu nuk ka asnjë lajm të ri, duke ditur që Rama është konsideruar gjithmonë që ka qenë afër pasanikut hungarez, si anëtar i bordit të seksionit shqiptar të “Fondacionit Shoqëria e Hapur”, fondacion i themeluar nga Soros në vitin 1993. Përveç kësaj Rama katër vjet më parë mori pjesë në dasmën e tij.

Rama akuzohet për lidhje me Sorosin
Ish kryebashkiaku i Tiranës, me rastin e një vizite në Uashington kishte përkufizuar kryeministrin shqiptar si ” Investimin kryesor të Sorosit në Shqipëri”, duke argumentuar se, për shkak të kritikave të bëra ndaj manjatit Soros dhe qëndrimit të e tij për Trumpin u sulmua vazhdimisht nga ai dhe organizatat pranë tij, si dhe nga mediat ndërkombëtare.

Marrëdhëniet mes pasanikut hungarez me pasaportë amerikane dhe Kryeministrit shqiptar kanë dalë në pah që në muajt e parë të vitit, kur ndodhi edhe përplasja mes Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Llalla akuzonte Lu si të dërguarin e Sorosit duke dashur të ndikojë në politikën e vendit të shqiponjave.

Ambasadori nga ana e tij u përgjigj duke akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm se ka kundërshtuar reformën e drejtësisë shqiptare të përkrahur nga Edi Rama, nga Sorosi dhe nga administrata e atëhershme e Presidentit Obama, i cili mbështeti Partinë e kryeministrit shqiptar. Prokurori kishte akuzuar ambasadorin amerikan se e kishte kërcënuar në rast se ai nuk kishte miratuar reformën në fjalë dhe që Lu në shumë raste kishte ushtruar presion mbi prokurorinë për të arkivuar e ndërprerë hetimet ndaj kompanive të dyshuara se nuk kishin respektuar legjislacionin shqiptar.

Ndërhyrja në Itali
Fakti që Shtetet e Bashkuara dhe multimilioneri hungarez përpiqen që të ndikojnë dhe të drejtojnë politikën e brendshme të shteteve sovrane, është i njohur tashmë, mjafton të kujtojmë çfarë ndodhi gjatë Referendumit Kushtetues, kur ish-ambasadori amerikan në Romë, John R. Philips u rreshtua hapur në favorin e “Po-së”, duke argumentuar, se në rastin e triumfit të “Jo-së” Italia do të bënte një hap prapa. Një lëvizje e ngjashme erdhi nga Obama, i cili deklaroi se fitorja e “Po-së” do të ndihmonte vendin.
Së fundi, mos harrojmë takimin mes Soros dhe Gentiloni në Pallatin Chigi, disa muaj më parë, kur shpërtheu çështja që vuri nën akuzë OJQ-të që lehtësonin trafikimin e emigrantëve. Multi milioneri përmes fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur” është një nga financuesit më të mëdhenj të OJQ-ve të përfshira në shpëtimin e emigrantëve.
Sigal