Tensionohet situata! Përplasje mes banorëve të ‘5 Majit’ dhe policisë

184
Sigal

Banorët e zonës së ‘5 Majit’ në Tiranë janë përplasur me efektivët e policisë të cilët janë pozicionuar në zonë që në orët e para të mëngjesit.

Ata nuk lejojnë që të shemben banesat e tyre, të cilat do të shemben në orën 10:00.

‘Kujdes..oo, largohu‘-dëgjohet të thonë banorët.

Banorët nuk janë dakordësuar me marrëveshjen me bashkinë, të cilën e cilësojnë të njëanshme.

Ata ishin lajmëruar për prishjen e objekteve, ndërsa sot ishte afati i fundit që ata të lironin banesat.