Tensione edhe në Pogradec, policia përplaset me mbështetësit e opozitës në qendrën e votimit

433
Sigal

Tashmë përplasjet e policisë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike kanë shpërthyer në të gjithë Shqipërinë.

Në Pogradec, është qytetit i radhës ku shënohen përplasje mes policisë dhe mbështetësve të PD. Përplasja në Pogradec ka ndodhur në qendrën e votimit nr 70 në Bilisht.

Pogradeci është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në Shkodër, Tropojë, Kamëz, e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.