Sigal

Virozat kanë prekur një numër të madh të fëmijëve në Fier. Korridoret e spitalit janë mbushur me nëna që mbajnë të vegjlit në krahë. Në shtretër ka fëmijë në gjendje më të rëndë. Mjekët thonë se më tepër probleme ka nga helmimet dhe  frymëmarrja.

“Më shumë dyndja në repartin e vizitave bëhet gjatë darkës, kur fëmijët gjatë problematikave të ditës, vijnë më tepër se kanë natën përpara dhe duan të jenë më të sigurt”, shprehen mjekët.

Nënat janë më të alarmuara për shëndetin e foshnjave. Ato nuk presin rritje të temperaturave, por sa konstatojnë ndonjë shqetësim nxitojnë drejt dyerve të spitalit.

“Me temperatura dhe të vjella”.

Problemet duket se kanë lidhje me stinën. Ekspozimi i fëmijëve në diell është një nga shkaktarët e kësaj situate. Bluzat e bardha u bëjnë thirrje prindërve.

“Kjo dhomë mundëson çlodhjen, argëtimin edhe shërbimin psiko-social të fëmijëve”

Nga ana tjetër, mjekët po përpiqen të gjejnë forma edukimi edhe për terapinë psikologjike të prindërve që sëmundjet e vogëlushëve i përjetojnë rëndë. Gjatë kohës që ata marrin mjekimin, reparti psiko-social vihet në shërbim të tyre, por më pas edhe të vogëlushëve .

“Gjatë kësaj periudhe iu lutemi prindërve ekspozimin sa më pak të fëmijëve sidomos në oraret kur dielli është i fortë”, apelon Enkeleda Bare, infermiere.

Përveç Fierit, në rrethe të tjera spitalet janë të ngarkuar nga urgjencat dhe fëmijët e prekur prej virozave të stinës.

Megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë nuk flitet për ndonjë situatë alarmante. Numri i të sëmurëve në këtë periudhë nuk është dramatik, thonë zyrtarët .