Temperaturat e larta, dy vatra të mëdha zjarri në pyjet e Ungrejit në Lezhë, terreni i thyer vështirëson shuarjen

54

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar sot në pyjet e njësisë administrative Ungrej në lezhë. Flaket janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.

Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.

Punonjësit e agjencisë së Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.