Temperaturat deri në 14°C, në mesditë do të kthehen vranësirat, parashikimi i motit

137
Sigal

E marta sjell mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb: Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.