Temperaturat -12 gradë celsius në Korçë dhe Pogradec, policia apel shoferëve: Përdorni gomat e dimrit

93
Sigal

Vendi ynë është përfshirë, mëngjesin e sotëm, nga një mot i ftohtë e temperatura të ulëta dhe reshje bore në disa zona duke bërë që ngricat të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celsius.

Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit.

Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët.