Temperatura të larta, ja si do të jetë moti javën e ardhshme

354
Sigal

Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet. Në këtë mënyrë siç u theksua dhe më lartë moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash. E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njëjtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndërsa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.