Temperatura të larta deri në 37 gradë, ja si do të jetë moti nesër

174
Sigal

Shqipëria këtë javë do të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të nxehta afrikane. Nesër, termometri pritet të ngjitet deri në 37 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në vendet malore dhe bregdetare 33-34 gradë.

Për pushuesit, sipas sinoptikanëve, problem do të jetë era që do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Sipas Sherbimit Meteorologjik, “ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17°C deri në 34°C
vendet e ulëta 18°C deri në 37°C
vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”