Temperatura me minus dhe erë e fortë, si do të jetë moti ditën e sotme

482
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sipas IGJEUM, vendi sot do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm por me temperatura të ulta.

Temperaturat pritet të arrijnë 5-8ºC në zonat bregdetare; 3-6ºC në zonat e ulta ndërsa në zonat malore dita do të -6-1ºC.

Era ditën e sotme do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), kryesisht në Veri dhe bregdet.