Teatri Shëtitës Çajupi katër shfaqje në një ditë për naftëtarët dhe fëmijët e tyre

199
Sigal

Teatri Shëtitës Çajupi do të zhvillojë 4 shfaqje për fëmijë dhe të rriturit në Roskovec dhe Patos.

Shfaqja për fëmijë “TË SHPËTOJMË LUGINËN”

Humanët janë vendosur në luginë. Plani i tyre është të ndërtojnë një hidrocentral duke dëmtuar rëndë ekosistemin. Kafshët organizojnë një kryengritje për të mbrojur shtëpitë e tyre. Një keqkuptim i bën që përballë kësaj situate të gjenden të vetëm dy nga më të brishtët. A do tja arrijnë ata vallë ta shpëtojnë luginën?

Shfaqja për të rritur “KUR IKËN MACJA…”

Nën regjinë e Kiço Londos, një komedi super suksesshme, “Kur ikën macja” e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke. Komploti i komedisë thuhet në material rreth veprës është i thjeshtë, por i rrezikshëm dhe rrjedh si breshëri e pandërprerë automatiku. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele  simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. Për komedinë brilante të seksit “Kur ikën macja”, regjisori Londo ka zgjedhur një kast fantastik dhe për këtë ai është shumë i kënaqur. Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostrumaografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani. Në materialin rreth shfaqjes bëhet me dije se komedia “Kur ikën macja”është premiera e parë e Teatrit Shëtitës për 2022. “Shanset janë që ajo të shfaqet ku dhe kur nuk e prisni. Gjithashtu rrjedha e ngjarjeve komike në këtë super komedi britanike, mund të marrë ritëm marramendës dhe argëtimi i audiencës të dalë jashtë kontrollit. I vetmi parashikim do të jenë të qeshurat breshëri, ndërsa shpalosen ngjarjet e komedisë marramendëse”, thuhet për komedinë.