Të shtënat me arme te hotel “Voloreka”, jepen masat e sigurisë për tre të arrestuarit

295
Sigal

Gjykata e Korçës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar për sulmin ndaj hotel hotel “Voloreka” në Tushemisht. Për Ilir Meçollin, Ardian Xhutin dhe Elvir Haxhian, gjykata ka dhënë arrest me burg për 40 ditë.

Të tre këta persona, akuzohen se kanë organizuar dy sulmet në hotel “Voloreka” në Tushemisht më 1 dhe 8 gusht. Ndërkohë më herët gjykata la në burg edhe Anterio Kaloshin, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit. Të arrestuarit për sulmin me armē janë Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmet me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.