Të shtëna me armë zjarri, qytetarët sinjalizojnë policinë. Pranga 48-vjeçarit të dënuar më parë

449
Sigal

Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar në Tiranë që qarkullonte me armë pa leje por ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërsa udhëtonte me një automjet, shtetasi me iniciale A.I., banues në Tiranë, qëlloi me armë zjarri nga mjeti.

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

“Policia mori një telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet.

Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër),”-raportuan uniformat blu.

Në momentin e kontrollit policia gjeti një armë zjarri pistoletë, që i përkiste 48-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, pistoleta, dy krehra dhe 21 fishekë.

A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.