Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në mbrëmje.
Persona ende të paidentifikuar mësohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti të drejtuar nga shtetasi N. A, 24 vjeç.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.