Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të plagosur

482
Sigal

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. News 24 raporton se një person ka mbetur i plagosur ndërsa të shtënat kanë ardhur nga dy makina drejt njëra- tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen ‘Parrucë’ të qytetit veriperëndimor. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e të shtënave me armë.

Vetëm një javë më parë dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës teksa mbeti e plagosur një kalimtare e rastit, Liljana Jeremia.

Tre Arjan Rexha, Riad Xheladini si dhe Ension Buraku kishin shkuar për të qëlluar Mesad Metën por ky i fundit iu kundërpërgjigj po me zjarr.

Konflikti kishte zanafillën në prishjen e pazareve të drogës dhe Mesad Metës i kishte ndodhur po e njëjta gjë edhe në Gjermani.

Nga të shtënat u dëmtua dhe automjeti i Mesad Metës me targa gjermane.