Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, shpallet në kërkim 20 vjeçari

292
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kurbin. Burime nga policia bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve, me origjinë nga Dibra.

Sipas uniformave blu dy të në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20  vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18  vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se një i moshuar është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.