Të shtëna me armë zjarri në Fier, pagoset një person

437
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.

Thuhet se 35-vjeçari është plagosur me armë zjarri.

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një konflikti të çastit.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.