Të shtëna me armë tek zona e teleferikut në Dajt

357
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në zonën e Teleferikut, në Tiranë.

Mësohet se tre patrulla policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, në momentin që janë informuar për ngjarjen në fjalë.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt brenda familjes, por ende nuk dihen motivet apo zanafilla e sherrit që çoi në përdorimin e armëve.

Deri më tani, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima apo të plagosur si pasojë e të shtënave.

Ndërkohë në vijim pritet sqarimi i policisë lidhur me ngjarjen në zonën e Teleferikut, në Dajt.