Të rinjtë nga Larushka kapen në flagrancë duke shkëmbyer marijuanë

581
Sigal

Policia e Durrësit ka sekuestruar 43 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa janë arrestuar 3 persona pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.

Janë arrestuar në flagrancë E.N., 35 vjeç, Xh.Z., 25 vjeç, A.Z., 25 vjeç, të tre banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu policia thotë se po punohet për kapjen e V.N. 28 vjeç, banues në Krujë.

Dje në fshatin Larushk, ata u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri – tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip Benz, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën 43 kilogramë e 400 gramë Marijuanë, automjetet tip Benz dhe Opel në pronësi të personave të arrestuar dhe Aparate telefoni celularë.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal”, përfundon njoftimin zyrtar policia.