“Të parët në europë për numrin e azilantëve”, Presidenti Meta: Koha për vepruar për shqiptarët!

224
Sigal

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka reaguar në lidhje me numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike.

Meta shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Presidenti thekson se sot shqiptarët ndihet më të pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan, ndaj ka ardhur koha për të menduar dhe vepruar.

Postimi i plotë:

Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 22, 2021