Të menderosur por krenar…

807
Sigal

Në një postim në rrjetin social Kasem Hysenbelliu, ironizon nëpërmjet vargjeve të postuara nga krijues që mbeten anonim,situatën të cilën po kalojnë shqiptarët ,pa bukë, pa paga, pa punë. Ndryshe nga qeveritë perendimore dhe ajo amerikane ,ku shteti merr përsipër detyrimin ndaj qytetarëve të tij, duke shpërndarë të ardhurat nga puna e taksapaguesve ndër vite. Ja poezia e plot:

Me erdhi rastesisht ne inbox se nuk e di autorin dhe sa here e lexoj qesh me vehte,por kjo eshte e verteta :

I KAM VRARE 300 GJERMANE

Tek cezma jonë , ndënë fshat
Vjen një gjerman, vet’ fillikat.
S’doli kush ti bënte pritë,
Si të vinte, për një vizitë
Arti i luftes, qënka shkencë
Na pushtoi fshatin, pa rezistencë
#
Mbasi fshatin ka pushtuar
Aty tek cezma, lan sy e duar
Pi njëher’ ujë, vetëm nje herë,
Dhe krisi iku, e u bë erë,
Por, për ironi të fatit
Haron helmetën, mbi cezm’ të fshatit
#
Cështje e madhe, bëri bujë
Mbeti fshati, keq pa ujë
Duan uje, po kujt ja mban
Ja ësht’ helmetë, por n’ësht’ gjerman?
#
Frikë, frikë, mos e pyet
Mbushëm brekët, vaj medet
Fshati yne, mbahet per trima
Ku ka trima, ka dhe vrima
Prisnim fshehur pas dritares
Se mos vijnë të clirimtares
#
Kur një ditë, Bako cobani
S’dinte gje, kthehej nga stani,
Sheh mbi cezmë një helmet’ gjermani
-Eh c’kusickë për fasule
Mall gjermani xhan o lule
Merr kusickën, me ne ish fati
Urra!!!….u clirua fshati
#
U hap nami per Bako trimin
Trim i madh, solli clirimin
Coban trim hero i gjallë
Gjermanise i bëri ballë
Dhe e ngritën në piedestal
I dhan’ gradën gjeneral
#
Gjeneral supe spaleta
Bato kusicka helmeta
Dekoratat numuronte
Sa dhe syve s’u besonte
Thoshte shpesh, o dreq o punë
Të jem unë, të mos jem unë
#
Merr medalje, Bako fatlumi
Nga Partia, nga presidiumi
Nga Mehmeti e nga xhacka
Mbushur gjoksin plot kapacka
Mburrnin Bakon, vend pa vend
Gjer i iken, dy fijet mend
Vec dëgjoje, bre miku im
Kur ngre grushtin, e mban fjalim
#
-Unë,-thotë- se njoh rrezikun
Trup me trup, luft’ me armikun
Nga fitorja në fitore
Ndër beteja madheshtore
Ndër beteja e ndër luftime
Shum’ kam vrare, me doren time
Trup me trup, luft’ në Tiranë
Vrava plot, 300 gjermanë
#
Ky esht Bato kapedani
Bato tenxhere gjermani
Bato kusicka, gjenerali
I brumosur nga ideali
Për ideal jeta i iku
Mbron atdheun nga armiku
Vigjilent ruante telat
Nga armiqt’ e kriminelat
#
Ka vrar’ anti, Enverista
Kapitalista revizionista
Dhe diversanta, dhe tradhëtarë
Se mban mend, sa shum ka vrarë
Sot dëgjova, për katranin
Paska vrare, dhe Hamit Matjanin.