Të larë në gjak në mes të rrugës, Policia gjermane shpall në kërkim dy shqiptarë

602
Sigal

Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis Veraj dhe Orgest Kurteshi.

Dy muaj më parë, më 13 gusht në Vorsfelde të Wolfsburgut një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë, për të humbur jetën më pas në spital. Një tjetër që u plagos arriti që të mbijetonte.

Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.