Të gjithë në Korçë për festa / Rezervohen të gjitha hotelet e bujtinat

355
Sigal

Viti 2020 ishte i pazakontë por Pavarësisht se në kushte pandemie, turizmi në Korçë vazhdon.

Janë të shumtë pushuesit që fundjavën dhe ditët e pushimit me rastin e festave të nëntorit do ti kalojnë në Korçë. Edhe pse koncepti i festimeve ketë here ka ndryshuar dhe është me i kushtëzuar thuajse të gjitha kapacitetet në hotele dhe bujtina janë rezervuar.

Krahas fundjavës e cila shënon rritje te shifrave të pushuesve që vijnë ne Korçë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, prenotimet ketë here janë shtrirë edhe në fillimin e javës që vjen për shkak të Ditëve të pushimit, ndërsa lokalet dhe restorantet janë organizuar për të ofruar pak më tepër argëtim brenda rregullave të diktuara nga ekspertët.

Por edhe pse ka gati një muaj para festave të fundvitit duket se Korca do të jetë përsëri e përzgjedhur nga pushuesit pasi rezervimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri kanë nisur që tani.