Të dhënat e INSTAT për plakjen e popullsisë, Vasili: Dramë atdhevrasëse! 40 mijë të rinj nën moshën 29-vjeç largohen në një vit

90
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimi të të dhënave të INSTAT për plakjen e popullsisë, ku sipas raportit grupmosha deri në 29 vjeç u tkurr me 40 mijë persona në vetëm një vit.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se kjo është një dramë atdhevrasëse dhe qeveria nuk ka asnjë projekt apo ide për ta ndaluar.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte drama atdhevrasëse!

Dyzet mije te rinj deri ne moshen 29 vjeç largohen vetem ne nje vit!

Rinia pra forca aktive largohet masivisht, Shqiperia njerezore mpaket e plaket perdite, ekzistenca dhe identiteti yne jane ne nje rrezik te jashtezakonshem.

Nga qeveria asnje zgjidhje, asnje ide, asnje projekt madhor, asnje shprese, qe kjo te ndalet.

Nga qeveria vetem lajme te hidhura, grabitje e pandalshme, pabarazi perpara ligjit dhe perçmim e perbuzje ndaj njerezve te thjeshte.

Mendoni pra se sa e lige dhe sa atdhevrasese eshte propaganda e qeverise dhe e gjithe atyre, qe i mbajne ison perpara kesaj drame te pandalshme.