Të dehur, drogë me vete dhe të dënuar me burg, prangosen katër persona në Vlorë dhe Sarandë

456
Sigal

Katër persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 64 vjeçar me inicialet N.M., banues në Vlorë është vënë në pranga pasi rezulton i dënuar me gjashtë muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po nga Policia e Vlorës është vënë në pranga një 26-vjeçar me inicialet F.Sh, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga gjithashtu dy shtetas të tjerë, me F.A., 45 vjeç dhe E.D., 37 vjeç, të dy banues në Sarandë. Në banesat e dy të prangosurve janë gjetur doza të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë Vlorë, Sarandë:

Gjatë fundjavës, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive të ndryshme, Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

• N.M., 64 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

• F.Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

• F.A., 45 vjeç, banues në Sarandë.

• E.D., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Specialistët e Narkotikëve pranë Komisariatit të Sarandës, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi nga kontrolli personal dhe në banesat e tyre, Policia ka konstatuar lënde narkotike (sasi të vogla) e dyshuar e llojit cannabis sativa.