Të anulohet tarifa/Studentët: Nuk kemi qenë në auditore

364
Sigal

Në një kohë që arsimi i lartë është drejt përfundimit të viti akademik, studentët kërkojnë që të përjashtohen nga tarifa e shkollës për shkak se mësimi është zhvilluar online dhe gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, ata nuk kanë qenë në auditorë.

Përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin, shprehen se do të kërkojnë të mos e paguajnë këstin e shkollës.
Në rastë se kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh studentët paralajmërojnë për bojkotim të pagesës së tarifës ndërsa nuk përjashtojnë as protesta.

Ata thonë se janë të pakënaqur edhe me mësimin e zhvilluar online. Sipas studentëve, disa prej tyre nuk kanë pasur mundësi financiare apo teknike për të marrë pjesë në procesin mësimor të zhvilluar nëpërmjet teknologjisë.
Universitetet nuk kanë vendosur ende një datë të saktë për zhvillimin e provimeve për mbylljen e vitit universitar.